Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anderson vazhdon me Lazion

Felipe Anderson do të jetë pjesë e skuadrës së Lazios edhe pas përfundimit të edicionit aktual. “Calciomercato” ka shkruar të premten se Anderson është pajtuar ta rinovojë kontratën me ekipin italian që i skadon në verën tjetër.

Me rinovimin e kontratës, që do të bëhet zyrtare këtë muaj, Anderson do të jetë pjesë e Lazios deri në vitin 2026. Te Lazio llogaritin në sulmuesin brazilian, i cili është rikthyer në vitin 2021 pas aventurave të West Hami dhe Porto.

Anderson ka luajtur më herët për Lazion pesë vjet, përpara se të largohej në vitin 2018 për t’iu bashkuar West Ham Unitedit. Këtë edicion Anderson ka 3 asistim në 9 ndeshje të luajtura për Lazion në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm