Sulmuesi nga Brazili, Felipe Anderson po e luan edicionin e tij të fundit me skuadrën e Lazios. Mediumet italiane kanë shkruar të martën se Anderson përfundimisht do të largohet në verë nga Lazio kur edhe i skadon kontrata me ekipin nga Serie A.
Mësohet se ai ka refuzuar ofertën e Lazios për rinovimin e kontratës, pasi nuk ka qenë i kënaqur me kushtet e ofruara.
Lazio i ka ofruar atij rinovimin për një vjet, ndërsa Anderson ka kërkuar kontratë të paktën deri në verën e vitit 2025. Ai u rikthye te Lazio në vitin 2021 nga West Ham Unitedi.
Anderson ka luajtur pesë edicione për Lazion përpara se ti bashkoheh Ëest Hamit në vitin 2018, por që nuk arriti të adaptohet në futbollin anglez. Këtë edicion, Anderson ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 6 herë në 24 ndeshje për Lazion në të gjitha garat.