Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anderson rinovon me Lazion

Mesfushori ofensiv, Felipe Anderson, ka rinovuar kontratën me skuadrën e Lazios, ka njoftuar të mërkurën “Calciomercato”. Me rinovimin e kontratës, braziliani do të jetë pjesë e Lazios deri në fund të karrierës aktive.

Kontrata aktuale i skadonte vitin tjetër, ndërsa me rinovimin e saj, Anderson do të mbetet te Lazio deri në verën e vitit 2028. Krahas rinovimit të kontratës, 30-vjeçarit i është rritur edhe paga vjetore në 3 milionë euro pasi vlerësohet ndër lojtarët më të rëndësishëm tek Lazio.

Ai u rikthye tek ekipi italian në vitin 2021, ndonëse u largua pas pesë vjetësh në vitin 2018 por nuk e gjeti veten te West Ham Unitedi. Këtë edicion, Anderson ka 2 asistime në 3 paraqitje në Serie A.

Artikuj të ngjashëm