Sulmuesi brazilian, Felipe Anderson, pritet t’i bashkohet gjatë verës skuadrës së Juvenutist, raporton “Gazzeta dello Sport”.
Ai do t’i bashkohet Juves si lojtar i lirë, pasi në qershor i skadon kontrata me Lazion.
Skuadra nga Roma nuk i ofroi kontratë të re, por braziliani do të mbetet edhe më gjatë pjesë e futbollit italian.
Anderson, pjesë e Lazios është prej vitit 2021.
Më herët karrierë ka bërë edhe te skuadrat West Ham United dhe Porto.
Edhe
Felipe nuk rinovon kontratën me Lazion
Në edicionin aktual në 43 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe ka asistuar shtatë herë.
Anderson më herët ka luajtur dy ndeshje për Brazilin.