Sulmuesi Pedro do të largohet nga Lazio në verë për t’u kthyer në La Liga, ka njoftuar “Calciomercato” të enjten. Pedro ka refuzuar rinovimin e kontratës me Lazion dhe në verë do të jetë lojtar i lirë. Ai nuk ka qenë i kënaqur me ofertën e Lazios, pasi klubi italian i kishte ofruar rinovimin vetëm për një vit.
35-vjeçari tashmë po shqyrton ofertat nga Spanja dhe ka njoftuar klubin italian për vendimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit. Ai është pjesë e Lazios prej vitit 2021, ndërsa këtë sezon ka 5 gola e po aq asistime në 30 paraqitje.
Pedro në vitin 2015 u largua nga Barcelona për ta vazhduar karrierën te Chelsea dhe Roma, përpara se të jetë pjesë e Lazios.