Futbollisti i Lazios, Pedro, do të duhet të paguajë personalisht një milion euro për ish-klubin e tij, Romën, nëse pranon që ta vazhdojë kontratën me lacialët.
“Il Messaggero” ka shkruar të mërkurën se në klauzolën e kontratës së spanjollit para se të nënshkruante për Lazion, shkruhej se nëse ai pranonte të qëndronte më shumë se dy vjet, do të duhej t’i paguante ish-klubit të tij 1 milion euro.
E ardhmja e 35-vjeçarit në “Stadio Olimpico” mbetet në dyshim, ndërsa kontrata aktuale e tij skadon në fund të këtij sezoni.
Ai në 36 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka edhe pesë asistime.