Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alberto mbetet te Lazio

Mesfushori Luis Alberto do të jetë pjesë e skuadrës së Lazios edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Gazzetta dello Sport” raporton të enjten se spanjolli tashmë ka nisur negociatat me Lazion për rinovimin e kontratës pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë sezon.

Kontrata aktuale i skadon atij në vitin 2025, ndërsa me rinovimin e saj Alberto do të mbetet te Lazio deri në vitin 2026.

30-vjeçari këtë sezon është shndërruar në njërin prej lojtarëve kyç te Lazio, ku ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 4 herë në të gjitha garat. Ai është pjesë e ekipit italian prej vitit 2016, kur iu bashkua nga Liverpooli.

Artikuj të ngjashëm