Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pedro mund të kthehet në Angli

Sulmuesi i krahut, spanjolli Pedro ka gjasa të mëdha që gjatë kësaj vere të kthehet në Premier League. Mediumet e huaja kanë njoftuar të martën se interesim për Pedron ka treguar skuadra e Evertonit. Paraqitjet e mira të Pedros te Roma në sezonin e fundit, kanë bërë që Evertoni të jetë i gatshëm të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për kartonin e tij. Pedro ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 40 ndeshje për Romën në të gjitha garat.

Ai te Roma u transferua vitin e shkuar nga Chelsea dhe me ekipin nga Serie A, ka kontratë deri në vitin 2023. Krahas Chelseat, Pedro 33-vjeçar ka bërë karrierë edhe te Barcelona.

Artikuj të ngjashëm