Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pedro do ta lërë Romën për Lazion

Sulmuesi i krahut, Pedro Rodriguez, do të largohet nga Roma për t’u transferuar te skuadra e Lazios.

Sipas mediumeve italiane, Pedro mund t’i bashkohet Lazios si lojtar i lirë, për shkak se nuk bën pjesë në planet e Romës për sezonin e ri.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, nuk llogarit në Pedron, të cilin e ka lënë jashtë ekipit edhe për fazën përgatitore. Spanjolli ka kontratë me Romën deri në vitin 2023, kurse ekipit italian iu bashkua vitin e shkuar nga Chelsea.

Në sezonin e tij të parë në Itali, Pedro shënoi gjashtë gola dhe bëri shtatë asistime në 40 ndeshje. Te Lazio, Pedro do të ribashkohej me trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin ka punuar te Chelsea.