Sulmuesi Pedro Rodriguez është përforcimi më i ri i skuadrës së Lazios. Ekipi nga kryeqyteti italian, e ka prezantuar të enjten Pedron. 34-vjeçari te Lazio është transferuar nga Roma si futbollist i lirë. Detajet tjera të kontratës me Pedron, skuadra e Lazios nuk i ka zbuluar.
Pedro te Lazio do të bartë fanellën me numrin nëntë dhe te ky ekip do të ribashkohet me trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin ka punuar edhe te Chelsea.