Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Joao Pedro në radarin e Barcelonës

Joao Pedro

Skuadra e Barcelonës është e interesuar që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Joao Pedro.

Braziliani Pedro është objektivi kryesor i Barçës për afatin kalimtar të verës.

Një transferim i mundshëm i Pedros, do t’i kushtonte Barçës rreth 70 milionë euro. Kështu ka shkruar të enjten “Mundo Deportivo”.

Tashmë Barça ka kontaktuar menaxherin e Pedros, derisa sulmuesi 24-vjeçar po pëlqehet nga shtabi teknik i gjigantit katalunjas.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri për edicionin e ardhshëm pasi që kontrata e polakut Robert Lewandowski përfundon më 30 qershor.

Barça po e kërkon edhe transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarez.

Edhe Deco udhëton në Londër, takohet me menaxherin e Pedros Futboll Deco udhëton në Londër, takohet me menaxherin e Pedros

Pedro me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2033.

24-vjeçari me klubin londinez këtë edicion ka 20 gola dhe nëntë asistime në 48 paraqitje.