Futboll

Chelsea prezanton tjetër lojtar të Brightonit

Joao Pedro

Chelsea të mërkurën ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit brazilian Joao Pedro nga Brighton, duke firmosur me të kontratë afatgjatë shtatëvjeçare.

Sipas raportimeve, marrëveshja është mbyllur për një shumë fikse prej 64.5 milionë euro, ndërsa janë përfshirë edhe 5.9 milionë euro bonuse, që mund ta rrisin vlerën totale të transferimit në afër 70 milionë euro.

Pedro, 23 vjeç, vjen pas një sezoni mbresëlënës me Brightonin dhe shihet si përforcim kyç për repartin ofensiv të Bluve.

Braziliani është lojtari i radhës që Chelsea e blen nga Brightoni. Në vitin 2022, londinezët blen Marc Cucurellan mbi 65 mln euro. Pasoi Graham Potter, trajnerin për të cilin pagoi dëmshpërblim. Në vitin 2023, Chelsea e transferoi Moises Caicedo për rreth 133 milionë euro.