Mesfushori i Chelseat, Moises Caicedo, është pajtuar që të vazhdojë qëndrimin në Londër dhe kontrata do të jetë shumë luksoze, ka shkruar “BBC” të enjten.
Mesfushori 24-vjeçar ekuadorian ishte ndihmesë e madhe për Chelsean që triumfoi në Ligën e
Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube në sezonin e kaluar.
Ai ishte transferuar nga Brightoni me kontratë tetëvjeçare për 100 milionë funte në vitin 2023, e që kishte arritur deri në 115 milionë funte.
E kaloi shumën e transferimit të Alexander Isakut nga Liverpooli, 125 milionë funte.
Kontrata e re e Caicedos do të skadojë në vitin 2033.
Edhe
Zyrtare, Caicedo nënshkruan kontratë afatgjate me Chelsean
Chelsea e sheh Caicedon si njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë.
Caicedo i ka luajtur të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, 42 në total, ndërsa ka shënuar pesë gola. Ai është mesufshor defensiv.