Chelsea edhe zyrtarisht e ka konfirmuar se Moises Caicedo do të mbetet në skuadër për kohë të gjatë, pasi mesfushori defensiv nënshkroi kontratën e re.
Ekuadoriani ka qenë prej lojtarëve kryesorë të Chelseat në këtë edicion.
Ai do të jetë pjesë e Chelseat deri në vitin 2033, njoftoi klubi londinez të premten.
24-vjeçari tashmë i ka arritur 140 paraqitje për klubin, ndërsa ishte meritor për sukseset e Chelseat në Ligën e Konferencës dhe në Kupën e Botës për Klube në edicionin e kaluar.
“Besoj qe jemi në rrugën e duhur. Vetëm sa kemi filluar bashkë dhe dua të arrijë më shumë. Jam i uritur për suksese dhe dua të përmirësohem çdo ditë”, ka thënë ndër të tjera Caicedo pas vazhdimit të kontratës.