Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Deco udhëton në Londër, takohet me menaxherin e Pedros

Deco

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka udhëtuar për në Londër për të diskutuar me menaxherin e sulmuesit të Chelseat, Joao Pedro, shkruan të martën “Beinsports”.

Pas largimit të Robert Lewandowskit, Barça është duke kërkuar për një sulmues të ri.

Gjiganti katalunjas dëshiron që ta transferojë Pedron nga Chelsea.

Portugezi Deco edhe më herët ka qenë në Angli për ta përcjellë nga afër Pedron.

Te Barça besojnë se Pedro mund të transferohet për një shifër prej rreth 81 milionë dollarë.

24-vjeçari konsiderohet prioritet i klubit të madh spanjoll për afatin kalimtar veror.

Edhe Joao Pedro në radarin e Barcelonës Futboll 1 muaj më parë Joao Pedro në radarin e Barcelonës

Braziliani Pedro me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2033.

Ai me klubin londinez realizoi 20 gola dhe kontribuoi me nëntë asistime në 50 paraqitje.