Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pedro transferohet te Roma

Roma ka zyrtarizuar transferimin e spanjollit Pedro Rodriguez, i cili u largua si lojtar i lirë nga Chelsea pas pesë sezoneve me klubin londinez.

Giallorossi ka konfirmuar se 33 vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, deri në qershorin e vitit 2023, transmeton KOHA.

“Jam i entuziazmuar që të jem në Romë. Jam i emocionuar për këtë sfidë dhe të garoj për të arritur synimet tona në sezonet e ardhshme. Dua të falënderoj tifozët për mikpritjen e ngrohtë. Shpresoj t’i bëj të lumtur”, ka thënë Pedro për faqen zyrtare të klubit.