Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma mposhtet nga Slavia e Pragës

Roma italiane ka pësuar disfatë nga Slavia e Pragës të enjten mbrëma, në kuadër të Grupit G të Ligës së Evropës.

Skuadra çeke fitoi me rezultatin 2:0 dhe vazhdon garën e fortë me italianët për vendin e parë në grup.

Të dyja këto skuadra kanë nga nëntë pikë pas katër ndeshjeve. Katër pikë ka Servette në vendin e tretë, kurse Sheriff Tiraspoli ka një pikë në vendin e fundit.

Vaclav Jurecka në minutën e 50-të dhe Lukas Masopust në minutën e 74-t, realizuan për fitoren e vendësve.