Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dënim i rëndë për derbin e ndërprerë të Pragës

praga

Sparta Praga e ka fituar me rezultat zyrtar, 3:0, derbin e ndërprerë ndaj Slavia Pragës.

Derbi i së shtunës në futbollin çek u ndërpre pak para fundit, kur Slavia ishte duke fituar 3:2. Ky rezultat i mjaftonte Slavias për ta fituar titullin. Por tifozët e kësaj skuadre u futën në fushë dhe ndër të tjera sulmuan lojtarët e Sparta Pragës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Incidenti i rëndë bëri bujë, ndërsa vendimet u morën të martën.

Sparta fitoi me rezultatin 3:0. Slavia do t’i luajë pa shikues katër ndeshjet e ardhshme si vendase.

Slavisë i është dhënë edhe dënimi më i rëndë i mundshëm financiar prej 41 mijë eurove.

Një gjobë financiare i është caktuar edhe Sparta Pragës për shkeljet e bëra nga tifozët e saj. Pjesë e Sparta Pragës është Albion Rrahmani.