Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma fiton ndeshjen e fundit në grup

Roma e ka fituar ndeshjen e fundit të Grupit G të Ligës së Evropës. Roma të enjten mbrëma në “Olimpico” fitoi 3:0 ndaj Sheriff Tiraspolit dhe është kualifikuar në 1/16-tën e finales së kësaj gare nga vendi i dytë me 13 pikë.

Sheriff Tiraspoli eliminohet nga gara pasi ka marrë vetëm një pikë në gjashtë ndeshje.

Romelu Lukaku në minutën e 11-të, Andrea Belotti në minutën e 32-të dhe Niccolo Pisilli në minutën e 93-të, shënuan golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho. Në 1/8 e finales në Ligën e Evropës kalon Slavia e Pragës nga vendi i parë me 15 pikë. Slavia në ndeshjen e fundit mposhti 4:0 Servetten, që bie në 1/16 e finales në Ligën e Konferencës, pasi ka marrë vetëm pesë pikë.

Portieri i Kosovës U21, Leo Besson, ishte në bankën rezervë te mysafirët.

Artikuj të ngjashëm