Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma fiton thellë ndaj Servettes

Roma ka fituar thellë në Ligën e Evropës ndaj Servettes së Zvicrës.

Skuadra italiane të enjten mbrëma triumfoi me rezultatin 4:0, në ndeshjen e dytë të Grupit G. Romelu Lukaku në minutën e 21-të shënoi për 1:0.

Me të nisur pjesa e dytë realizoi edhe Andrea Belotti. Lorenzo Pellegrini realizoi për 3:0 në minutën e 52-të, ndërsa shtatë minuta më vonë, Belotti shënoi tjetër gol për rezultatin final të takimit. Marash Kumbulla vazhdon të mungojë te Roma shkaku i lëndimit, në gju. Te Servette në bankën rezervë ishte portieri i Kosovës U21, Leo Besson. Roma ka gjashtë pikë në dy ndeshje dhe zë vendin e dytë me pikë të njëjta sa ka edhe Slavia e Pragës që ka goldallim më të mirë. Servette dhe Sheriff Tiraspoli janë pa pikë.

Artikuj të ngjashëm