Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku e Pellegrini shënojnë për fitoren e Romës

Romelu Lukaku e Lorenzo Pellegrini kanë shënuar nga një gol për fitoren e Romës ndaj Frosinones.

Të dielën mbrëma, Roma e fitoi 2:0 ndeshjen e xhiros së shtatë të Serie A. Lukaku shënoi për 1:0 në minutën e 22-të.

Pellegrini e realizoi golin e dytë pas 83 minutave lojë. Në të dy golat asistoi Paulo Dybala. Marvin Çuni startoi te Frosinone dhe luajti deri në minutën e 61-të. Prej minutës së 86-të luajti Arijon Ibrahimoviq. Për 17-vjeçarin me prejardhje nga Kosova ishte debutim në Serie A. Roma është e 12-ta me tetë pikë.

Një pikë më shumë e ka Frosinone në vendin e dhjetë.