Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, ka shënuar gol në minutën e 96-të për t’ia siguruar fitoren Napolit ndaj Veronas.
Napoli të shtunën mbrëma e mposhti si mysafir Veronan me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasmus Hojlund shënoi gol në minutën e dytë për ta kaluar në epërsi Napolin.
Verona i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 65-të me golin që e realizoi Jean-Daniel Akpa Akpro.
Lukaku krejt në fund shënoi për 2:1 për fitoren e mysafirëve.
Napolitanëve u mungoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, për shkak të një lëndimi.
Napoli u kthye te fitorja pas dy ndeshjeve rresht pa fitore në kampionat.
Napoli është lartë në tabelë me 53 pikë. Verona mbetet në pozitën e fundit me 15 pikë.