Scott McTominay dhe Romelu Lukaku kanë shkëlqyer në fitoren e Napolit të hënën mbrëma. Me dy golat e McTominayt dhe një të Lukakut, Napoli mposhti Empolin me rezultat 3:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 32-të të Serie A.
Në dy golat e realizuar nga Mc Tominay, atë të minutës së 18-të dhe 61-të, asistues ishte Lukaku, i cili në minutën e 56-të shënoi golin e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Napolin deri në fund të këtij takimi luajti kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Me fitore, Napoli mban të hapur garën për titull në Itali. Napoli është në vendin e dytë me 68 pikë. Interi është lider me 71 pikë.
Empoli bie në vendin e parafundit me 24 pikë.