Romelu Lukaku ka shkëlqyer me dy gola në fitoren bindëse të Romës ndaj Cagliarit.
Roma të dielën mbrëma fitoi 4:1 në udhëtim. Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Serie A.
Houssem Aouar shënoi për 1:0 në të mirë të Romës në minutën e 19-të. Menjëherë në minutën e 20-të, Lukaku shënoi për 2:0. Andrea Belotti shënoi në minutën e 51-të për 3:0, ndërsa Lukaku realizoi tjetër gol në minutën e 59-të.
Në minutën e 87-të Nahitan Nandez i Cagliarit shënoi për rezultatin përfundimtar, 4:1.
Për Romën është fitorja e tretë. Ka 11 pikë në mesin e tabelës. Cagliari i ka vetëm dy pikë dhe renditet i fundit.
Artikuj të ngjashëm