Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma nuk gabon ndaj Slavia Pragës

Roma e Jose Mourinhos e ka mbyllur çështjen e fituesit në duelin kundër Slavia Pragës në pjesën e parë.

Roma fitoi 2:0 të enjten mbrëma në “Stadio Olimpico”.

Edoardo Bove që në minutën e parë shënoi për 1:0, kurse Romelu Lukaku e dyfishoi epërsinë në minutën e 17-të.

Ky rezultat mbeti deri në fund.

Roma në Grupin G ka nëntë pikë në vendin e parë. Slavia Praga është e dyta me gjashtë pikë, ndërsa nga një pikë kanë Servette dhe Sheriff Tiraspoli.

Artikuj të ngjashëm