Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma insiston për mbrojtësin e Unitedit

Roma është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Mediat angleze të martën kanë bërë të ditur se trajneri Jose e Mourinho është duke e monitoruar situatën e Diogo Dalot te Manchester Unitedi.

Mbrojtësi portugez po shihet si përforcim ideal për klubin italian.

Dalot nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer. Këtë edicion 22-vjeçari ka luajtur 53 minuta në të gjitha garat.

Roma synon ta huazojë Dalotin gjatë janarit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Dalot ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm