Skuadra e Romës ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e krahut, Diogo Dalot, dhe tashmë ka nisur negociatat me Manchester Unitedin për transferimin e tij në janar.
Mediumet italiane kanë bërë të ditur se Roma po e kërkon huazimin e Dalotit deri në fund të sezonit me detyrim të blerjes së kartonit të tij. Dalot po kërkohet me ngulm nga trajneri Jose Mourinho që po e sheh si të nevojshëm për repartin e mbrojtjes.
22-vjeçari këtë sezon ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje te Unitedi dhe pritet të largohet nga ekipi anglez pasi nuk bën pjesë në planet e klubit. Dalot ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2023 kurse sezonin e shkuar ishte i huazuar te Milani.