Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma insiston për Frattesin

Skuadra e Romës po insiston në transferimin e mesfushorit Davide Frattesi gjatë muajit të ardhshëm. “Corriere dello Sport” njofton të martën se Roma i ka ofruar Sassuolos 30 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili po monitorohet edhe nga Juventusi e Interi.

Frattesi te Roma po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe trajneri Jose Mourinhon po e kërkon me çdo kusht transferimin e tij gjatë janarit.

Frattesi është njëri prej lojtarëve kryesorë te Sassuolo këtë edicion, në të cilin ka shënuar katër gola në 15 paraqitje në Serie A. Frattesi është pjesë e Sassuolos prej vitit 2017, ndërsa ka luajtur i huazuar tek Empoli e Monza. Ai ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm