Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi insiston për Frattesin

Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Sassuolos, Davide Fratessi. “Calciomercato” ka shkruar të shtunën se skautët e Unitedit kanë përcjell nga afër Frattesin këtë edicion duke u ndarë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Gjasat janë të mëdha që UNitedi vitin tjetër të bëjë edhe një ofertë për mesfushorin që po tregon paraqitje të mira në Serie A.

Kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë euro. 23-vjeçari I është bashkuar Sassuolos në vitin 2017 nga Roma, përpara se të huazohet te Ascoli, Empoli e Monza.

Prej vitit të shkuar Frattesi është kthyer te Sassuolo dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Këtë edicion, ai ka dy gola në tetë paraqitje në Serie A.