Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frattesi i bashkohet Interit

Davide Frattesi edhe zyrtarisht e ka kompletuar transferimin e tij tek Interi nga skuadra e Sassuolos.

Interi e ka transferuar Frattesin në formë huazimi, me obligimin e blerjes së tij për 27 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Ai do të ketë më pas kontratë deri në verën e vitit 2028. “Calciomercato” ka mësuar se Frattesi do të ketë pagë vjetore prej 2.8 milionë eurove në sezon gjatë.

Frattesi ka qenë pjesë e të rinjve të Lazios e Romës, ndërsa Sassuolos i ishte bashkuar në vitin 2017. Si i huazuar ka luajtur edhe te Ascoli, Empoli dhe Monza. Në Serie A me Sassuolon, Frattesi ka zhvilluar 72 ndeshje. 23-vjeçari në edicionin e kaluar shënoi shtatë gola.