Pas Juventusit e Milanit, edhe skuadra e Interit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Davide Frattesi, ka njoftuar “Calciomercato” të enjten. Frattesi është pjesë e Sassuolos, por pritet të largohet këtë verë pas interesimit të skuadrave të mëdha italiane.
Për ta lënë të lirë Frattesin, skuadra e Sassuolos po kërkon të paktën 40 milionë euro.
23-vjeçari është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Serie A, ndërsa këtë edicion ka 7 gola të shënuar në 36 ndeshje kampionale.
Ai është reprezentues i Italisë dhe ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2026.