Paraqitjet e mira të mesfushorit Davide Frattesi te Sassuolo këtë edicion kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të shprehin interesim për shërbimet e tij.
Manchester City, Tottenhami e Atletico Madridi, janë vetëm disa prej ekipeve që po synojnë transferimin e 23-vjeçarit në fund të këtij edicioni. Po ashtu, në garë për Frattesin janë edhe Juventusi, Interi e Milani.
Te Sassuolo janë të gatshëm ta shesin Frattesin, por vetëm për një ofertë mbi 40 milionë euro. Ai ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit 2026.
Dy sezonet e fundit, Frattesi ka qenë i huazuar te Monza dhe Empoli, përpara se të rikthehet te Sassuolo. Këtë edicion, ai ka dy gola në tetë paraqitje në Serie A.