Gjigantët e futbollit italian, Juventusi, Milani, Interi dhe Roma, janë në garë për mesfushorin e Sassuolos, Davide Frattesi.
“Calciomercato” shkruan se 22-vjeçari ka impresionuar me paraqitje në edicionin e tij të parë në Serie A dhe mund ta bëjë një lëvizje të madhe në verën e vitit 2022.
Frattesi është rritur në akademinë e Romës, por sipas mediumit italian, gjasat më të mëdha i ka që të kalojë tek Interi, Milani ose Juventusi.
Italiani ka shënuar katër gola dhe ka bërë edhe një asistim në 18 ndeshje këtë sezon në Serie A. Kontrata me Sassuolon i skadon në verën e vitit 2025.