Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rodgers mbetet në krye të Leicesterit

Trajneri Brandon Rodgers ka marrë mbështetjen e plotë të drejtuesve të Leicester Cityt për të vazhduar punën. Mediumet angleze kanë raportuar se Rodgers ka mbajtur një takim me bordin e klubit, i cili e ka inkurajuar të vazhdojë me punën e tij përkundër rezultateve jo të mira.

Aktualisht, Leicesteri zë ka tubuar vetëm 27 pikë pas 23 ndeshjeve të zhvilluara dhe zë vendin e 11-të në tabelë. Mësohet se në klub kanë fajësuar lëndimet e lojtarëve për rezultatet e dobëta që i ka pasur Rodgers kohën e fundit.

Wesley Fofana e Justin James ka kohë që mungojnë ndërsa kësaj liste i janë shtuar edhe Jonny Evans, Timothy Castagne e Jamie Vardy.

Rodgers është në krye të ekipit anglez prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm