Krerët e Leicester Cityt po mendojnë shkarkimin e trajnerit Brendan Rodgers pas startit të dobët këtë edicion, ka njoftuar “The Sun”.
Leicesteri është ekipi i vetëm këtë edicion që ende nuk ka shënuar fitore pas shtatë xhirove të zhvilluara në Premier League. Ka një barazim karshi gjashtë humbjeve, dhe zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë.
Në klub po mendojnë për shkarkimin e trajnerit, i cili ka kontratë deri në vitin 2025. Ai është në krye të Leicesterit prej vitit 2019 dhe shkarkimi i Rodgersit mund t’i kushtojë klubit mbi dhjetë milionë euro që duhet t’i paguhen trajnerit.
Në rast të shkarkimit të Rodgersit, te Leicesteri do të shikojnë mundësinë e angazhimit të Thomas Frankut, i cili është trajner i Brentfordit.