Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rodgers nuk është i interesuar ta marr drejtimin e Tottenhamit

Foto: Reuters

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers, nuk është i interesuar të bëhet trajner i Tottenhamit, njofton të martën “Sky Sports”.

Tekniku skocez është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Jose Mourinhon, i cili u shkarkua nga Spurs javë ne kaluar, por ai nuk është i interesuar për ta ndërruar skuadrën.

Leicesteri është në rrugë të duhur për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve këtë edicion dhe Rodgers beson se ai ka cilësi të mjaftueshme në skuadrën e tij për ta shndërruar në skuadër të katërshes së madhe të Anglisë.