Sport

Hodgson: Rodgersi mund të jetë trajner i ardhshëm i Anglisë

Trajneri i Watfordit, Roy Hodgson, ka thënë se trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers, është përzgjedhësi potencial për udhëheqjen e Anglisë në të ardhmen.

Rodgers, i cili me skuadrën e tij në këtë fundjavë luan në udhëtim te Watfordi, ka impresionuar me punën e bërë te kjo skuadër. Ai në dy sezonet e fundit ka përfunduar në top gjashtëshe. Vitin e kaluar e fitoi Kupën FA, ndërsa punë të madhe kreu edhe te Celticu.

Gareth Southgate ka kontratë me Anglinë deri në fund të vitit 2024. Southgate me Anglinë vitin e kaluar shkoi deri në finale të Kampionatit Evropian 2020, ku u mposht nga Italia.