Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hodgsoni do të jetë trajner i Watfordit

Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së Watfordit, ka raportuar “Sky Sports” të martën.

Bëhet e ditur se marrëveshja është arritur dhe Hodgson pritet të prezantohet gjatë ditës. 74-vjeçari do të firmos kontratë me Watfordin deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi kurse në këtë post do ta zëvendësojë Claudio Ranierin e shkarkuar.

Hodgson ka qenë i papunë prej vitit të shkuar kur u largua nga skuadra e Crustal Palacet. Ndërkohë, Watfordi zë vendin e parafundit në Premier League dhe po lufton për mbijetesë.