Francisco Rivera ka shënuar golin e epërsisë për skuadrën e Llapit, në ndeshjen në udhëtim kundër Drenicës.
Rivera realizoi në minutën e 12-të nga penalltia, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Mbrojtësi i Drenicës, Viktor Kuka, shkaktoi ndërhyrje të palejuar në Bianor Neton, ndërsa gjyqtari Genc Nuza dha penallti.
Ky ballafaqim i takon xhiros së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm