Drenica e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Prishtinës.
Ndeshja Drenica – Prishtina po luhet në Skenderaj dhe i takon xhiros së 27-të të Superligës në futboll.
Ronaldo shënoi golin e epërsisë në minutën e 30-të.
Dren Zeqiri i Prishtinës shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Jan Solerit të Drenicën në minutën e 28-të.
Pas rishishikimit të situatës me VAR-, gjyqtari Genc Nuza akordoi penallti, të cilën në gol e shndërroi Ronaldo.