Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk jep fitues ndeshja Drenica - Prishtina
Katër gola u shënuan në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës. Por ndeshja e luajtur të dielën në “Bajram Aliu” në Skenderaj nuk dha fitues. Ndeshja e javës së 27-të përfundoi baras, 2:2.
Drenica ishte dy herë në epërsi, por Prishtina në fund fitoi një pikë në Skenderaj.
Ronaldo shënoi golin e epërsisë në minutën e 30-të.
Dren Zeqiri i Prishtinës shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Jan Solerit të Drenicën në minutën e 28-të.
Pas rishishikimit të situatës me VAR-, gjyqtari Genc Nuza akordoi penallti, të cilën në gol e shndërroi Ronaldo.
Prishtina e barazoi rezultatin në minutën e 50-të. Mario Ilievski shënoi me asistim të Leotrim Kryeziut, realizatorit të golit të barazimit 2:2 në minutën e 85-të.
Goli i Ilievskit u pranua pas rishikimit të situatës me VAR. Kishte dyshime se Ilievski preku topin me dorë para se të shënonte golin e barazimit.
Drenica për herë të dytë në epërsi kaloi me golin e shënuar nga Kreshnik Uka në minutën e 61-të. Ai nuk festoi në shenjë respekti për të kaluarën e tij te Prishtina. Te Prishtina ka luajtur edhe asistuesi i golit për 2:1, Igball Jashari.
Kapiteni i Prishtinës, Leotrim Kryeziu ia siguroi Prishtinës një pikë me golin e shënuar me kokë në minutën e 85-të pas topit të kthyer nga portieri i Drenicës.
Prishtina ka 42 pikë sa edhe Gjilani, kurse Drenica zë vendin e nëntë me 29 pikë.
Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka shënuar fitore të dielën ndaj Malishevës me rezultat 2:0.
Dueli Drita – Malisheva u zhvillua të dielën në fushën me bari artificial në Gjilan dhe i takoi xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilanasit shënuan një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për fitoren e tretë rresht në Superligë.
Golin e epërsisë 1:0 e shënoi mbrojtësi i krahut, Blerton Sheji. Ai realizoi me kokë në minutën e 32-të
Golin e dytë për kampionen e shënoi Kristal Abazaj në minutën e 65-të. Ai shënoi nga afërsia pasi u lirua nga dy mbrojtës të Malishevës.
Me fitore, Drita ka ruajtur vendin e parë me 51 pikë, tri më shumë se Ballkani i vendit të dytë. Malisheva mbetet në pozitë ne pestë me 40 pikë.
Barazohet rezultati në “Bajram Aliu”
Kapiteni i Prishtinës, Leotrim Kryeziu ka shënuar golin e barazimit 2:2 në minutën e 85-të të ndeshjes kundër Drenicës.
Ai shënoi gol me kokë pas topit të kthyer nga portieri i Drenicës.
Tjetër gol në Gjilan
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka shënuar golin e dytë në ndeshjen kundër Malishevës. Golin për 2:0 e shënoi Kristal Abazaj.
Abazaj shënoi në minutën e 65-të golin pasi u lirua nga dy mbrojtës të Malishevës.
Drenica sërish në epërsi ndaj Prishtinës
Drenica ka kaluar sërish në epërsi ndaj Prishtinës. Golin për 2:1 në minutën e 61-të e shënoi Kreshnik Uka.
Ai nuk festoi në shenjë respekti për të kaluarën e tij te Prishtina. Te Prishtina ka luajtur edhe asistuesi i golit për 2:1, Igball Jashari.
Prishtina barazon rezultatin, shënon Ilievski
Prishtina e ka barazuar rezultatin kundër Drenicës në “Bajram Aliu” në Skenderaj. Golin e barazimit 1:1 e shënoi në minutën e 50-të Mario Ilievski me asistim të Leotrim Kryeziut.
Goli i Ilievskit u pranua pas rishikimit të situatës me VAR. Kishte dyshime se Ilievski preku topin me dorë para se të shënonte golin e barazimit.
Drita me epërsi minimale pas pjesës së parë
Goli i mbrojtësit të krahut të majtë, Blerton Shejit, në minutën e 32-të, ia siguroi epërsinë skuadrës së Dritës ndaj Malishevës 1:0. Sheji shënoi me kokë për epërsinë e kampiones në fuqi të Kosovës në futboll.
Ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Malishevës.
Ky duel po luhet në fushën me bari artificial në Gjilan dhe i takon xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Drenica në epërsi falë golit të Ronaldos
Drenica e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Prishtinës.
Ndeshja Drenica – Prishtina po luhet në Skenderaj dhe i takon xhiros së 27-të të Superligës në futboll.
Ronaldo shënoi golin e epërsisë në minutën e 30-të.
Dren Zeqiri i Prishtinës shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Jan Solerit të Drenicën në minutën e 28-të.
Pas rishishikimit të situatës me VAR-, gjyqtari Genc Nuza akordoi penallti, të cilën në gol e shndërroi Ronaldo.
Shënohet goli i parë në Gjilan
Me golin e Blerton Shejit në minutën e 32-të, Drita ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës 1:0.
Sheji shënoi golin me kokë në ndeshjen që i takon xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ronaldo kalon Drenicën në epërsi ndaj Prishtinës
Drenica ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës. Goli e epërsisë 1:0 e shënoi Ronaldo nga penalltia.
Dren Zeqiri pati ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Jan Solerit të Drenicës në minutën e 28-të.
Pas rishikimit të situatës me VAR-, gjyqtari Genc Nuza akordoi penallti, të cilën në gol e shndërroi Ronaldo.