Sport

Rice mund t’i bashkohet Arsenalit

Kapiteni i West Hamit, Declan Rice, mund t’i bashkohet në verë skuadrës së Arsenalit. Kështu k raportuar të martën “Daily Express”.

Mesfushori anglez me skuadrën nga Londra ka kontratë deri në vitin 2024. Ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës.

Krahas Arsenalit interesim për 24-vjeçarin kanë shprehur edhe Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.

Vlera e anglezit në tregun e transferimeve është 80 milionë euro. Sezonin aktual në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me tri asistime.