I mishëruar me sportin e basketbollit. Prej se ka ditur për veten, basketbolli ka qenë sporti i preferuar i tij dhe mbetet ende.
Kjo nuk është çudi, duke pasur parasysh se basketbolli ishte traditë në familjen e tij. Prindërit ishin marrë me basketboll sikurse edhe dy motrat e mëdha, kështu që për Arbnor Rifatin nuk kishte zgjidhje tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Babai i tij, i ndjeri Tajar Rifati, është i njohur nga të gjithë adhuruesit e basketbollit në Kosovë. Edhe ai e vazhdoi rrugën e anëtarëve të tjerë të familjes, por duket se ky rrugëtim i gjatë i tij sapo ka filluar.
"Basketbolli është traditë në familjen tonë. Babai, e ëma kanë qenë basketbollistë, po ashtu dy motrat e mëdha. Kështu që, unë nuk kam pasur kah të shkoj. Jam krenar që kam vazhduar rrugën e tyre dhe do ta vazhdoj në këtë sport që e dua shumë", thotë Rifati, duke treguar me krenari se i ati ka qenë edhe arbitër në ish-republikën federative të Jugosllavisë.... (Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.