Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali ofron 80 milionë euro për Tchouamenin

Real Madridi ka bërë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin e Monacos, francezin Aurelien Tchouameni.

“Foot Mercato” ka raportuar të hënën se Reali ka ofruar 80 milionë euro për transferimin e tij, vetëm për ta mposhtur konkurrencën e Paris Saint-Germainit e Liverpoolit. Tchouameni që ishte ndër mesfushorët më të vlerësuar në sezonin e fundit në Ligue 1, do të largohet nga Monaco dhe interesimi është i madh për kartonin e tij.

22-vjeçari, i cili është edhe reprezentues i Francës, ka kontratë me Monacon deri në vitin 2024. Ai pati pesë gola e tri asistime në të gjitha ndeshjet për Monacon.