Krerët e Arsenalit po bëhen gati për një lëvizje ambicioze për sezonin e ri.
“El Nacional” shkruan të premten se skuadra londineze po interesohet për një transferim të mundshëm të francezit Aurelien Tchouamenit.
Mësohet se Arsenali po përgatit ofertën për ta bindur Real Madridin në lirimin e tij këtë verë. Madje, thuhet se Reali është gati të negociojë për 23-vjeçarin nëse merr një ofertë mbi 80 milionë euro.
Tchouameni iu bashkua Realit para fillimit të këtij sezoni nga Monaco dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Deri më tani, Tchouameni ka 3 asistime në 32 ndeshje të luajtura për Realin.