Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka bërë të ditur “Marca” të premten. Thuhet se Arsenali po bën gati ofertën për francezin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta.
Klubi anglez po synon transferimin e Tchouamenit në fund të këtij edicioni dhe për kartonin e tij do të ofrojë mbi 80 milionë euro. 23-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe mbetet shënjestra kryesore e Arsenalit në verën tjetër.
Tchouameni është pjesë e Realit prej vitit të shkuar dhe ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2028. Në 13 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Tchouameni ka shënuar 1 gol në La Liga.
Artikuj të ngjashëm