Gjiganti gjerman, Bayern i ka bërë ofertë Real Madridit për futbollistin e fazës defensive, Aurelien Tchouameni.
Francezi është një nga lojtarët që Reali dëshiron t’i shesë gjatë verës së këtij viti.24-vjeçari i Përfaqësueses së Francës ka kontratë me Realin deri në vitin 2028.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 90 milionë euro. Te Reali u transferua në vitin 2022 nga Monaco. Si futbollist është zhvilluar te skuadra francez, Bordeaux.
Artikuj të ngjashëm