Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali refuzon Liverpoolin për Tchouamenin

Real Madridi ka kthyer prapa ofertën e Liverpoolit për mesfushorin Aurelien Tchouameni, përcjell “Marca” të enjten. Bëhet e ditur se Liverpooli ka insistuar në transferimin e francezit këtë verë dhe për kartonin e tij kishte ofruar 60 milionë euro.

Mirëpo Reali ka refuzuar ofertën duke bërë me dije se 23-vjeçari nuk është në shitje dhe klubi llogarit në shërbimet e tij në të ardhmen.

Tchouameni edicionin e fundit nuk ishte titullar te Reali, ndërsa te Liverpooli shihet si përforcim i duhur për mesfushën.

Në 50 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Tchouameni pati 4 asistime. Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2028, ndërsa ekipit spanjoll iu bashkua vitin e shkuar nga Monaco.

Artikuj të ngjashëm