Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali ia cakton çmimin Tchouamenit

Mesfushori Aurelien Tchouameni ka gjasa të largohet nga Real Madridi pas vetëm një sezoni në Spanjë. “Marca” shkruan të enjten se Reali tashmë ia ka caktuar çmimin francezit, i cili po kërkohet me ngulm nga skuadra e Liverpoolit.

Për ta lënë të lirë këtë verë 23-vjeçarin, Reali po kërkon 100 milionë euro. Te Liverpooli po e shohin Tchouamenin si përforcim të duhur për mesfushën dhe do të përpiqen t’i sigurojnë shërbimet e tij për sezonin tjetër.

Ai te Reali u transferua verën e shkuar nga Monaco për 80 milionë euro, por nuk është titullar i rregullt. Ka 3 asistime në 36 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ndërsa me Realin ka kontratë deri në vitin 2028.

Artikuj të ngjashëm