Skuadra e Liverpoolit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit të Real Madridit, Aurelien Tchouameni.
“El Nacional” raporton të premten se Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 80 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e francezit në verë. Tchouameni pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, i cili po dëshiron me çdo kusht ta ketë në skuadër prej sezonit të ri.
23-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Realit nga Monaco, por e ka humbur vendin e titullarit dhe mund të largohet në fund të sezonit. Në 35 ndeshje të luajtura, Tchouameni ka tri asistime ndërsa me Realin ka kontratë deri në vitin 2028.
Artikuj të ngjashëm